
Në Kuvendin e Shqipërisë do të zhvillohet seanca plenare e radhës, ku në rendin e ditës është parashikuar zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Gjatë kësaj seance pritet gjithashtu të raportojnë disa institucione të rëndësishme, përfshirë Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH), Komisionin e Prokurimeve Publike dhe Departamentin e Administratës Publike, të cilët do të paraqesin raportet e veprimtarisë për vitin 2024.
Një nga pikat kryesore të rendit të ditës është edhe diskutimi i projektligjit për barazinë gjinore, i cili pritet të debatohet nga disa komisione parlamentare dhe të votohet në përfundim të seancës.
Ndër pikat e tjera të rëndësishme përfshihen:
Shqyrtimi i disa akteve normative që lidhen me kontrollin e ndërtimeve, planifikimin e territorit dhe mbrojtjen nga ndërtimet e paligjshme;
Projektligji për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2024 dhe ndryshimet në buxhetin e vitit 2025;
Raporti i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, që do të prezantohet nga kryetarja Gentiana Sula;
Diskutimi për mosngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Seanca pritet të zgjasë gjatë gjithë ditës, me një rend të ngarkuar prej 22 pikash, përfshirë edhe diskutimet jashtë rendit të ditës, ku deputetët do të kenë mundësi të shprehen për çështje të aktualitetit politik dhe institucional.