
Me 26 vota pro dhe 54 kundër, Kuvendi rrëzoi kërkesën e opozitës për një mocion me debat mbi gjendjen në Spitalin Onkologjik të Tiranës. Deputeti i PD-së, Bardh Spahia, kritikoi shumicën për refuzimin e debatit, duke e quajtur atë një mungesë vullneti dhe sensibiliteti ndaj pacientëve dhe familjeve që përballen me sëmundjet tumorale.
Spahia theksoi se kërkesa për debat ishte legjitime dhe jo politike, duke u fokusuar te situata dramatike në spital dhe nevoja për transparencë dhe reagim urgjent nga shteti.
“Ne e kemi diskutuar kërkesën tonë për mocion me debat më shumë se njëherë në onf e kryetarëve dhe dje nuk ishte e dyzuar por një jo nga ana juaj për të realizuar mocionin.
Ndërkohë që nga ana tjetëtr, kemi parë këtë maxhorancë të shpejtojë dhe pa asnjë argument për të future në rend dite, në diskutim të këtij parlamenti ligje si ai i barazisë gjinore që shkon kundra vullnetit të qytetarëve, ë në cdo sondazh kanë deklaruar mbi 98% kundërshtinë e fortë, krejtësisht antibiologjik dhe anti-shkencor mbi gjininë, futjen e atyre koncepteve mbi gjininë dhe nuk e di se kush ua imponon me kaq insistim këtë axhendë.
Nga ana tjetër tregoni mungesë vullneti dhe sensibiliteti për të ndihmuar ato mijëra pacientë dhe familjarë të tyre që sot çdo ditë përballen me një lyuftë të vështirë për jetën kundër vdekjes.
Janë skandaloze ato pamje që shohim dhe që n ai kanë bërë prezent jo vetëm deklaratat e kolegëve tanë por edhe emisionet investigative. Sot në këtë sallë duhet të zhvillonim një mocion me debat, kërkesë legjitime, për një nga çështjet më urgjente që ka sot vendit, për shëndetin e pacientëve me sëmundje tumorale, por shumica zgjodhi të refuzojë debatin.
Ky parlament është shndërruar në një shtojcë të ekzekutivit pasi debati është i ndaluar. Ngrihen vetëm kartonat e kësaj pjese të maxhorancës.
E trishtë që përfaqësuesit e qytetarëve, që duhet të mbrojnë interesin publik dhe t’i kërkojnë llogarinë qeverisë nuk bën asgjë tjetër veçse zbatojnë urdhra politik.
Ky debat nuk është për ne, jo për të bërë politike, por është për shqiptarët. Nuk do të duhej të ishte refuzuar, për të bërë transparencë mbi situatën dramatike në spitalin Onkologjik, e cila kërkon reagim urgjent.
Sot duhet të flasim për jetë njerëzit, pë rata që luftojnë çdo ditë për të jetuar ndërsa shteti që duhet t’u garantojë trajtim dinjitoz u kthen kurrizin. Për 12 vite me radhë situata në Onkologjik, situata nuk ka ndryshuar por po degradon përditë. Ky raport nuk flet me opsione politike por fakte.”, tha ai.