
Gjatë një mbledhjeje të kabinetit politik dhe të sigurisë të mbajtur mbrëmjen e sotme, kryeministri Benjamin Netanyahu ka propozuar ngritjen e një “qyteti model” në Rripin e Gazës, që do të jetë nën kontrollin e Izraelit, i çmilitarizuar dhe i rindërtuar, përcjell YNetNews.
Sipas Netanyahu-t, banorët e Gazës do të lejohen të hyjnë në këtë zonë vetëm pas kontrollit të sigurisë, me qëllim që të dallohet popullsia civile nga pjesëtarët e Hamasit.
Propozimi shkaktoi kundërshtime të forta nga disa ministra, të cilët e ndërprenë fjalën e kryeministrit gjatë mbledhjes. Ndër zërat kundërshtues ishin Gila Gamliel, Orit Strock, Zeev Elkin dhe Miri Regev, të cilët shprehën rezerva ndaj planit të Netanyahu-t për administrimin e territorit të Gazës pas konfliktit.
Ky debat vjen mes mospajtimeve në qeverinë izraelite për strategjinë afatgjatë në Gaza dhe mënyrën se si duhet menaxhuar rajoni pas përfundimit të operacioneve ushtarake kundër Hamasit.