Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi nis me 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Nano


Kuvendi ka nisur me 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Në rendin e ditës është parashikuar zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Një nga pikat kryesore të rendit të ditës është edhe diskutimi i projektligjit për barazinë gjinore, i cili pritet të debatohet nga disa komisione parlamentare dhe të votohet në përfundim të seancës.