Vendosni fjalën kyçe....

Kapri kundër ligjit për barazinë gjinore: Nuk ka asnjë të mirë publike



Deputeti Erald Kapri ka kundërshtuar projektligjin për barazinë gjinore, duke deklaruar se qeveria po i jep përparësi një axhende që nuk sjell asnjë të mirë publike, ndërsa ka lënë në harresë familjen shqiptare.

“S’kuptoj si është e mundur që për qeverinë ky projektligj është më i rëndësishëm se një ligj për familjen. Prej vitesh presim një projektligj të tillë, sepse familja është nën presion të madh dhe ka nevojë për mbështetje nga shteti,” tha Kapri.

Ai shtoi se ligji për barazinë gjinore nuk ofron mundësi të barabarta, por kuota të rrezikshme që mund të deformojnë tregun e punës. Kapri tha se votoi kundër sepse ligji ndjek një axhendë të gabuar dhe se qeveria duhet të fokusohet te mbështetja e familjes, jo te kuotat gjinore.

“Unë nuk kuptoj si ka mundesi për qeverinë është më e rëndësishme që të vij ky projektligj në Parlament dhe nuk vjen një projektligj për familjen.

U bë vite që presim një projektligj për familjen dhe familja ka shumë nevojë për mbështetje më të madhe nga shteti sepse është nën një presion të jashtë zakonshëm.

Dhe vijnë pr.ligje të tilla që duket që është një axhendë. Nuk ka asnjë të mirë publike në tërësi.

Tani unë di që shanset e barabarta të një shoqërie ofrohen nga mundësitë e barabarta dhe jo nga kuotat, kjo që ju keni vendosur këtu është shumë e rrezikshme.

Kjo do të thotë që nesër inspektorët tuaj mund ti kërkojnë llogari një kompanie minerare pse nuk ka 30% gra në punë.

Madje me logjikën që keni vendosur të nderuar përfaqësues të qeverisë është që ju të gjithë përfaqësuesit e modës në Paris apo Milano do t’i gjobisni sepse janë shumica meshkuj.

Sepse kështu keni vendosur ju nëse nuk ke kuotën në tregun privat ti mund të gjobitesh dhe madje ke shkelur një parim të rëndësishëm.

Kjo nuk është aspak europiane. Europa flet për mundësi të barabarta nuk flet për kuota të tilla.

Edhe në vendet ku ka një barazi vërtet për tu admiruar midis burrit dhe gruas nuk është për shkak të ligjeve por është për shkak të mundësive dhe tregut”