Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Ligji për barazinë gjinore përmbys kodin e familjes


Nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha kritikoi ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato, duke e akuzuar se ka kërkuar votimin e projektligjit për barazinë gjinore.

Berisha tha se ligji shkel të drejtat e prindërve dhe familjes, nuk ka precedent në vendet anëtare të BE-së dhe e quajti atë si një instrument të ideologjisë së majtë që cenon kodin e familjes në Shqipëri.

“Qytetarë dhe qytetarë sillet në emër të direktivave të BE, ekspertë të shquar, kanë pohuar se nga 10 direktiva të BE në asnjërën prej tyre nuk flitet për përkatësi të shumëfishtë gjinore, për gjini me diversitet të gjerë.

Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit, i kërkoi të nderuarit ambasador të nxjerrë cilat direktiva të BE e kërkon një gjë të tillë.

Cila direktivë tu thotë shqiptarëve se direktivat aty, sepse ky ligj nuk ekziston në 21 vende anëtare të BE sepse ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016, se u mohon prindërve të drejtën e edukimit. Ky ligj de fakto në shoqërinë post marksiste, godet familjen.

Çfarë ka bërë ky grup sororianësh që ka pushtuar shtetin shqiptar. Edhe ajo që erdhi e rritur e pasuruar pasurisht me fondet e Soros dhe tani këtë ligj kërkojnë ta votojnë në 2 të natës. E Kanë vendosur në pikën 17 të rendit të ditës. Këtë ligj i cili defakto përmbys kodin e familjes.”, tha Berisha.