Vendosni fjalën kyçe....

“Balluku nën terorrin e Edi Ramës, ai është arkitekti i korrupsionit” – Berisha


Kreu i PD-së Beërisha tha jashtë Kuvendit se kryeministri Rama është arkitekti kryesor dhe përgjegjësi numër një për korrupsionin në vend.

Kryedemokrati tha se ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku kia vepruar nën terror për të plotësuar urdhrat e Edi Ramës jo vetëm për tenderin e tunelit të Llogarasë po për të gjitha abuzimet dhe tenderat e tjerë.

“Edi Rama i bën këto për të mbuluar skandalet gjigante me vjedhjen e fondeve publilke. Mesazhet e lubi Ballukut tregojnë një njeri në terror që u kërkon vartësit bëje këtë, bëje atë. Terror të personit që bën gjithçka për të plotësuar urdhrat e prerë të Edi Ramës. Nuk e justifikoj por megjithatë ajo ka qenë nën terror. E shoh që të gjithë i vërsuleni lubisë. Lexojini ato mesazhe. Shiheni me çfaë përçmimi flet ajo për Edi Ramën, ajo ka qenë nën terror.” – tha Berisha jashtë Kuvendit.