
Presidenti Trump të mërkurën tha se Nju Jorku kishte humbur “sovranitetin” pas zgjedhjes së kryebashkiakut social-demokrat Zohran Mamdani.
Trump po fliste në Majami kur përmendi fitoren e tij në zgjedhjet e vitit 2024 përpara se të kalonte në fitoren e Mamdanit të martën.
“Më 5 nëntor 2024, populli amerikan rimori qeverinë tonë. Ne restauruam sovranitetin tonë,” tha ai. “Ne humbëm pak sovranitet natën e kaluar në Nju Jork. Por do të kujdesemi për këtë.”
Trump shtoi se “tani Demokratët janë aq ekstremë sa Majami së shpejti do jetë strehë për ata që ikin nga komunizmi në qytetin e Nju Jorkut.”
Para ditës së zgjedhjeve, Trump paralajmëroi se Nju Jorku do përballej me “katastrofë totale ekonomike dhe sociale” nën udhëheqjen e Mamdanit.
Megjithatë Trump tha të mërkurën se dëshiron që qyteti i Nju Jorkut të jetë i suksesshëm pas zgjedhjes së social-demokratit Zohran Mamdani për kryebashkiak, shkruan Fox.
“Komunistët marksistë socialistë dhe globalistët patën shansin e tyre dhe nuk ofruan asgjë tjetër përveç katastrofës,” u tha ai mbështetësve në Majami të mërkurën.
“Dhe tani le të shohim se si do shkojë një komunist në Nju Jork,” shtoi ai.
“Do shohim si funksionon kjo. Ne duam që Nju Jorku të jetë i suksesshëm. Mbase do i ndihmojmë pak.”