
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar me tone ironike pas publikimit të bisedave të reja mes zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe Evis Berberit, që lidhen me aferën e dyshuar për tunelin e Llogarasë.
Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi ironizoi kryeministrin Edi Rama dhe Ballukun, duke aluduar për përfshirjeneë tyre në skandalin e bisedave që, sipas tij, ka prodhuar edhe “mikrotoponime të reja”.
“Ja kështu rastësisht lindi dhe një mikrotoponim i ri! Nga sot ‘Tuneli i Llogarasë’ mund fare thjeshtë të quhet ‘Tuneli i k*rvës’ ose ‘Tuneli i Palloshit’!”* – shkroi Këlliçi.