Vendosni fjalën kyçe....

I panjohuri i afrohet nga pas presidentes së Meksikës e përpiqet ta puthë (Video)


Claudia Sheinbaum, presidentja e Meksikës, është prekur nga një burrë ndërsa ajo bashkëbisedonte me qytetarët në rrugët e Mexico City, duke ngritur pyetje si rreth mungesës së sigurisë presidenciale.

Një video e incidentit të së martës tregon një burrë dukshëm të dehur që përpiqet ta puthë presidenten në qafë dhe ta përqafojë nga pas. Ajo largon duart e tij dhe kthehet për ta parë, përpara se një zyrtar i qeverisë të ndërhyjë dhe të vendoset mes tyre.

Ndërsa burri largohet, Sheinbaum shihet duke buzëqeshur në mënyrë të shtirur dhe duke thënë, “Mos u shqetëso.”

Policia shtetërore më vonë konfirmoi se burri ishte arrestuar.

Incidenti nxorri në pah rrezikun më të gjerë të sigurisë me të cilin përballet Sheinbaum në rrugë, duke pasur parasysh se truprojet nuk ishin qartësisht të dukshme në video dhe iu deshën sekonda që dikush të ndërhynte, shkruan The Guardian,

Incidenti vjen vetëm pak ditë pasi Carlos Alberto Manzo Rodríguez, një kryetar i njohur bashkie, u vra gjatë festimeve të Ditës së të Vdekurve. Manzo Rodríguez ishte vetëm zyrtari më i fundit që u vra në Meksikë, ku 37 kandidatë u vranë në fushatën zgjedhore para zgjedhjeve të qershorit 2024, dhe 10 kryetarë të tjerë bashkie janë vrarë që nga fillimi i qeverisë së Sheinbaum më 1 tetor.

Zyrtarët e nivelit të lartë gjithashtu nuk janë të përjashtuar nga rreziku, siç e dëshmon vrasja e kandidatit presidencial Luis Donaldo Colosio Murrieta në vitin 1994, apo përpjekja për të vrarë ministrin aktual të Sigurisë së Sheinbaum, Omar García Harfuch, në vitin 2020 nga karteli Jalisco.

Sheinbaum ka mbajtur deri tani zakonin e paraardhësit të saj, Andrés Manuel López Obrador, i cili bashkohej me turmat dhe preferonte një masë më të lehtë sigurie – por një incident i tillë mund ta bëjë atë të rishqyrtojë.