Vendosni fjalën kyçe....

Socialistët miratojnë mes debatesh me opozitën projektligjin “Për Barazinë Gjinore”


Komisioni për Evropën e Punët e Jashtme ka kaluar vetëm me votat e PS-së projektligjin për barazinë gjinore. Senaca ka pasur debate të forta mes deputetëe të opozitës dhe atyre spcialistë.

Deputeti demokrat Tritan Shehu u kërkoi socialistëe të tërhiqnin ligjin e të mos krijonin më shumë amulli dhe kaos duke kërkuar që ai të hidhej në referendum.

Shehu tha se shumica socialiste kërkon të minojë familjen tradicionale dhe se qëllimi i ligjit ishte ndryshimi i gjinisë. Kreu i grupit parlamentar socialist Balla nga ana e tij tha se projektligji synonte vetëm barazinë gjinore mes burrave e grave.

Sipas tij, kundërshtimet publike të ligjit janë ndërtuar mbi keqinterpretime dhe fushata të qëllimshme për të keqinformuar qytetarët. Ai shtoi se çdo ndryshim i bërë në tekstin e ligjit ka synuar përmirësimin teknik dhe jo ndryshimin thelbësor të tij.

“Dezinformimi është armiku më i madh i fjalës dhe i vlerave demokratike. Dhe kur dezinformimi përdoret si mjet nga vetë ata që formësojnë institucionet demokratike, atëherë ai kthehet në një problem më vete. Meqenëse jemi me kamera publike dhe populli na dëgjon, më lejoni të theksoj se ky projektligj përbën një arritje të madhe të shoqërisë sonë. Me miratimin e këtij ligji, ne hedhim një hap tjetër në konsolidimin e gjithçkaje që është bërë deri më sot, që burrat dhe gratë e këtij vendi, kudo që punojnë, garojnë apo kontribuojnë, të ndihen të barabartë.

Sa i përket ligjit, zonja dhe zotërinj deputetë, keni përpara jush disa riformulime të atyre amendamenteve që kemi depozituar, në kuadër të asaj që quhet teknikë legjislative. Pra, nuk është e vërtetë që ne jemi tërhequr nga amendamentet tona, por kemi pranuar si teknikë legjislative riformulimin e tyre. Në ato që janë thelbi i një ligji.Kur ulesh të shkruash një ligj gjithmonë parimet themelore janë definicionet, mbi bazën e të cilave punohet gjatë procesit të hartimit, për të përcaktuar elementët e tij. Ne kemi riformuluar dy definicione bazë të këtij ligji. Ky është një ligj që flet për barazinë mes burrit dhe gruas kudo. Ka qenë një betejë e gjatë e socialdemokracisë europiane dhe e Parlamentit Europian ndër vite, për të arritur që në një vend pune burri dhe gruaja të paguhen njëlloj.” – tha Balla.

Pjesë nga fjala e Ballës

“Element tjetër i rëndësishëm është se ka pasur një shqetësim në kuadër të fushatës së dezinformimit kundër këtij ligji. Shpresoj që nuk e kanë ndërmarrë burrat “namuzqarë” gjithë këtë fushatë shpifjeje kundër këtij ligji, por dhe kur shoh namuzin që tretet dhe nuk reagon kur duhet të reagojë edhe kur problemi shihet me sy dhe preket me dorë. Përkatësia e shumëfishtë ishte definicioni tjetër që krijonte problematika, për shkak të mënyrës se si ishte formuluar. Edhe pse, nëse do ta kishim sqaruar më thellë, nuk do të kishte asnjë problem.

Megjithatë, ne e kemi riformuluar edhe këtë përkufizim në propozimet tona që shpresoj të marrin mbështetjen tuaj dhe jemi larguar nga termi “përkatësi e shumëfishtë”, ndërthurja e gjinisë me karakteristika të tjera si mosha, aftësia e kufizuar, prejardhja emigrante – që në vetvete nuk përbëjnë asnjë problem, etnia,orientimi seksual pra i kemi hequr këto.

Dhe meqënëse zotëria na tha këtu se vlerëson shumë ligjin për antidiskriminimin dhe e ka votuar, eja pra! Votojeni sepse i jemi referuar fiks atij ligji. Pra, se nuk keni qenë duke miratuar para disa kohësh një ligj për mbrojtjen nga diskriminimi. Ai është votuar nga të gjitha palët që kanë qenë prezent aq sa kanë qenë.

Kur e bën parlamentin si shkollë nate, që nuk dihet kur vjen, nuk dihet kur ikën, ndoshta nuk ruan dot dhe kontinuitetin e qëndrimeve. Por e vërteta është që ky ligj i mbrojtjes nga diskriminimi ka mbështetje të plotë. Dhe për t’i hequr të gjitha këto deviacione, në kuptimin e problemit që ngrihet nga fushatat dezinformuese. Kemi pranuar të rishkruajmë dhe mendoj që e adreson, sepse në fund të fundit i referohet diçkaje që është sot në fuqi.

Zonja dhe zotërinj deputetë, çështjet që u thanë këtu nuk është se janë të pavërteta, por Shqipëria jonë i ka të ngulitura në traditën familjare shqiptare. I ka të ngulitura dhe burojnë drejtpërdrejt nga librat e shenjtë. Dhe e vërteta është që më vjen mirë, më vjen mirë që edhe udhëheqësia e mençur e komuniteteve tona fetare – që, pasi u njohën me propozimet dhe amendamentet tona, vlerësojnë këto formulime, të cilat burojnë pikërisht nga kjo traditë familjare.

Burojnë nga fakti që Shqipëria nuk ka pasur, as ka ndërmend të bëjë ndryshime në Kodin e Familjes – një ligj që miratohet me shumicë të cilësuar. Për ata që nuk e dinë, ka një hierarki në librat e rregullave që rregullojnë një shtet: është Kushtetuta, pastaj kodet, dhe Kodi i Familjes, prandaj miratohet me tre të pestat e votave. Pastaj janë traktatet, konventat, protokollet ndërkombëtare ku ti aderon. Dhe Shqipëria në vitin 2012 e ka ratifikuar këtë konventë, e për pasojë ajo bëhet pjesë e legjislacionit të vendit tonë.”