
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në një biznes në lagjen Postobllok të Kuçovës.
Lënda shpërthyese dyshohet se është vendosur pranë derës së biznesit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale dhe pa lëndime në njerëz.
Njoftimi:
Kuçovë/Informacion paraprak
Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.