
Protesta e minatorëve në minierën e Spaçit ka hyrë në ditën e 27-të, ndërsa situata vijon të mbetet e tensionuar.
Pavarësisht kohëzgjatjes së protestës, kompania “Tete Albania” ende nuk ka reaguar, ndërsa raportohet se 40 minatorë të tjerë janë shkarkuar nga puna.
Punëtorët deklarojnë se nuk do të tërhiqen dhe do të vazhdojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, mes të cilave kryesore mbetet miratimi i statusit të minatorit, një kërkesë e përsëritur prej vitesh nga sindikatat dhe punonjësit e sektorit.