Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën administratori i një miniere në Theknë, aksidentohet gjatë kontrollit në frontin e punës



Një 62-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në një aksident në minierën e Theknës, në zonën e Martaneshit.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima S. K., me detyrë administrator i subjektit minerar, është aksidentuar gjatë kontrollit në frontin e punës, duke pësuar dëmtime të rënda që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes, Policia ka shoqëruar disa persona nga stafi drejtues dhe teknik i minierës për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të dokumentuar shkaqet e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse janë shkelur rregullat e sigurisë në punë.