Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Edi Rama hajduti kryesor i kombit, do bëjmë protesta të fuqishme


Kreu i PD-së Berisha tha sot se opozita do organizojë protesta të fuqishme ndaj kryeministrit Rama.

Gjatë bashkëbisedimit të përditshëm me gazetarët në selinë blu, ai tha se Rama është kryehajduti dhe se asgjë nuk do mund të bëhej pa dijeninë dhe miratimi e tij.

Sipas kreut të PD-së, tuneli i Llogarasë ka kushtuar të paktën 230 milionë euro.

“Do organizojmë protesta shumë të fuqishme, por protestat do organizohen për hajdutin kryesor numër një të kombit të të gjithë kohërave. Nuk bëhemi qesharakë ne të themi tunelin e keni prej kësaj. Autori është Rama. Nëse sdo ndërhynte dot Lubia, nuk do mund të imagjinonte të firmoste për 50 milionë euro që kanë shkuar 80, 90, është dyfishuar. Tuneli nuk ka është bërë me 180 por të paktën 230 milionë euro ka shkuar, ta dinë shqiptarët. E kanë hequr të dy nga Facebook me vrap.” – tha Berisha.