Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi publikon mesazhet e Ballukut me Evis Berberin për tunelin e Llogarasë: Zv/kryeministrja trajton shtetin si oborrin e shtëpisë


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar mesazhe të komunikimit mes zv/kryeministres Belinda Balluku, tashmë e marrë nën hetim nga SPAK, dhe ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi.

Sipas mesazheve, Balluku dhe Berberi diskutojnë për ndryshimin e kritereve të tenderit për tunelin e Llogarasë, duke reduktuar kërkesën për përvojë nga 5 vite në 3 vite për kompaninë përfitues.

Balluku pyet Berberin se pse ka ndodhur kjo ndryshim, ndërsa Berberi sqaron se gjatë një takimi mes tyre, së bashku me “Artën dhe Pëllumbin”, ky i fundit ka kërkuar këtë modifikim.

Ish-kreu i ARRSH thekson gjithashtu se Arta i kishte thënë se çështja ishte diskutuar më parë me Ballukun.

 

Pjesë nga komunikimi:

Balluku: Një pyetje

Berberi: Po

Balluku: Kemi ndryshuar ne tek tuneli eksperiencën e objekteve te ngjashme  nga 5 vite ne 3???

Berberi: Kerkoi Pellumbi te jete 3 nga 5 vitet e fundit

Balluku: Po cne? Kush e beri kërkesën e KPP?

Berberi: Ne kpp çfarë kerkese eshte bere. Te takimi qe patëm ne dt 31 dhjetor me Arten dhe Pellumbin ai kërkoi qe te jete 3 nga 5 vitet e fundit. Sipas Vkm eksperienca duhet kërkuar tre vitet e fundit. Nderkohe qe ai se kishte dhe e lame 3 nga 5 vitet e fundit. Po Arta me tha qe e kishte diskutuar përpara takimit me Pellubmin kete gje me ty.

Bardhi ka komentuar publikimin duke nënvizuar se komunikimi tregon mënyrën se si një zv/kryeministre mund të trajtojë procedurat shtetërore “si oborrin e shtëpisë së saj”.