Vendosni fjalën kyçe....

Trump: SHBA do të përfshihet në procesin gjyqësor ndaj Netanyahut



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni planifikon të “përfshihet” në procesin gjyqësor të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke e cilësuar mënyrën si është trajtuar ai si “të padrejtë”, përcjell JPost.

“Do të përfshihemi për ta ndihmuar pak, sepse mendoj se ai është trajtuar në mënyrë shumë të padrejtë,” tha Trump gjatë një interviste për emisionin 60 Minutes të rrjetit CBS.

Trump kujtoi gjithashtu vizitën e fundit në Izrael, ku i kishte kërkuar presidentit Isaac Herzog që të falte Netanyahun, gjatë një seance në Knesset.

Në intervistë, presidenti amerikan pranoi se kishte ushtruar presion ndaj Netanyahut që të kërkonte falje ndaj Katarit për sulmet dhe të pranonte një armëpushim pas më shumë se dy vitesh lufte.

“Duhej ta shtyja pak në një drejtim apo në tjetrin. Bëra një punë të shkëlqyer duke e shtyrë,” tha Trump, duke e quajtur Netanyahun “një njeri shumë i talentuar që nuk është mësuar të shtyhet nga askush”.