
Shtatë shoferë janë arrestuar në Vlorë pasi janë kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
Dy të mitur janë proceduar në gjendje të lirë pasi janë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur ose pa patentë.
Në harkun kohor janar–nëntor 2025, në qarkun e Vlorës janë arrestuar apo proceduar penalisht 493 shtetas, prej të cilëve 376 për drejtim mjeti në mënyrë të parregull” (në gjendje të dehur/pa leje drejtimi) dhe 117 për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjatë fundjavës janë vendosur mbi 3 mijë gjoba për shkelje të ndryshme.
Njoftimi
“Gjatë fundjavës, specialistët e qarkullimit rrugor në Vlorë dhe Sarandë kanë arrestuar:
-K. K., 44 vjeç, për drejtim automjeti në gjendje të dehur;
-A. S., 44 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur;
-Xh. J., 25 vjeç, për drejtim automjeti në gjendje të dehur;
-A. Sh., 43 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur;
-A. S., 37 vjeç, për drejtim ciklomotori elektrik në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;
-L. E., shtetas finlandez, 30 vjeç, për drejtim automjeti në gjendje të dehur;
-O. A., shtetas turk, 43 vjeç, për drejtim automjeti në gjendje të dehur.
Ndërkohë, 2 të mitur, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç, u proceduan penalisht pasi u kapën duke drejtuar automjete tip “Audi” dhe “Fiat” pa leje drejtimi.
Gjatë javës së fundit, janë vendosur mbi 3000 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, mes të cilave:
-940 për tejkalim të shpejtësisë;
-140 për parakalime të rrezikshme;
-80 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.”