Vendosni fjalën kyçe....

Qëndrimi i Chris LaCivitta në hotel, Partia Republikane: Çdo gjë është deklaruar konform ligjit


Partia Republikane ka reaguar lidhur me pagesën e qëndrimit në hotel për tre netë të ish-strategut të fushatës së opozitës Chris LaCivitta dhe Paul Manafort si dhe Lordit Stewart Jackson.

Në reagimin e PR-së theksohet se çdo gjë është e deklaruar nga partia konform ligjit.

Reagimi i PR-së

Masazhatorët mediatikë, të korrupsionit të qeverisë, kanë raportuar sot se Fatmir Mediu ka paguar një masazh në hotelin ku ka ndenjur strategu i fushatës së Trump dhe të koalicionit tonë ‘Shqipëria Madhështore”, Chris LaCivita, sikur të bësh masazh me vlerën 5900 lekë ishte krim, turp, apo “shfaqje e huaj”. Kjo bëhet për qëllime manipulative politike, nga shërbëtorëve të bindur të pushtetit.

Sqarojmë opinionin publik se: Partia Republikane konform detyrimeve dhe marrëveshjes së koalicionit opozitar, ka paguar konform ligjit, shpenzimet e akomodimin në hotel Xheko Imperial në Tiranë, për akomodimin e ekipit Amerikan të fushatës z. Chriss LaCivtta, Paul Manaford dhe Lord Steëart Jackson nga Parlamenti Britanik për 3 netë qëndrimi në këtë hotel, pronë e një biznesmeni të respektuar shqiptar, me vlerën 27,300 lekë nata. Këto shpenzime nuk janë paguar nga Fatmir Mediu, por nga Partia Republikane. Të gjitha këto shpenzime janë deklaruar nga PR sipas ligjit.