Vendosni fjalën kyçe....

Pensionistët 10-15 mijë lekë të reja shpërblim pë fundvit, Albcontrol e mbështesim derisa të mbarojnë gjyqet


10 deri në 15 mijë lekë të reja për pensionist do jetë shpërblimi i këtij fundviti.

Ministri i Financave Malaj tha se pensionistët që marrin deri në 20 mijë lekë të reja pension do marrin 15 mijë lekë të reja shpërblim ndërsa ata që marrin mbi 20 mijë lekë të reja në muaj muaj do marrin nga 10 mijë lekë të reja shpërblim.

Sipas tij 750 mijë pensionistët do të marrin bonus njësoj si në dhjetor të vitit të kaluar.

“Kush ka pension deri ne 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, dhe kush ka bonus mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë”, tha ministri Malaj.

Lidhur me 30 milionë eurot që do i jepen kompanisë Albcontrol me aktin e fundit normativ Malaj tha se ndihma do vijojë derisa të zgjidhet çështja e ngrirjes së fondeve të kompanisë nga Eurocontrol pas fitimit të gjyqit nga biznesmeni Francesco Becchetti i cili në Shqipëri është shpallur person në kërkim nga drejtësia.

“Çështja e Albcontrol po trajtohet në Arbitrazh, ndërsa Albcontrol të ardhurat e saj i merr përmes një llogarie që është jashtë territorit të Shqipërisë, nga Eurocontrol, duke qenë se kjo llogari është përkohësisht e bllokuar për shkak të proceseve gjyqësore që po bëhen, qeveria edhe për shkak të rëndësisë kombëtare të Albcontrol, e mbështet në aspektin buxhetor dhe kur të ketë një zgjidhje për atë çështje do na kthehen paratë që i kemi dhënë kësaj shoqërie”, tha ministri Malaj.