Vendosni fjalën kyçe....

Trafik i rënduar në Milot-Balldren, edhe rrugët hyrëse nga Juglindja me probleme  


Trafik të rënduar ka pasur pasditen dhe mbrëmjen e sotme në rrugët e veriut e të jugut me pushues të shumtë që kthehen në Tiranë.

Rruga Milot-Balldren ka qenë e ngarkuar që prej orës 16:00 të pasdites e vijon të jetë i rënduar.

E ngarkuar ka qenë edhe rruga e juglindjes prej nga kthehen pushuesit që kanë preferuar Korçë e Pogradecin për pushimet e fundjavës.

Segmentet më problematike janë raportuar nga “Kthesat e Murrashit” në Librazhd drejt Elbasanit dhe më tej nga rrethrrotullimi i Bradasheshit në drejtim të Tunelit të Krrabës, ku radhët e automjeteve kanë qenë kilometrike deri në orët e vona të mbrëmjes.