Vendosni fjalën kyçe....

Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 godet Afganistanin


Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi rajonin Hindu Kush të Afganistanit të dielën vonë, njoftoi Qendra Gjermane Kërkimore për Shkencat Gjeologjike.

Tërmeti goditi në orën 20:29 GMT në një thellësi rreth 10 kilometra (6 milje) në jugperëndim të qytetit Khulm në provincën Samangan të Afganistanit verior.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima apo dëme, shkruan Anadolu Agency.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (US Geological Survey), magnituda e tërmetit u regjistrua në 6.3.