Vendosni fjalën kyçe....

Rama mban fjalim gjatë homazheve në nderim të Fatos Nanos: Sa të paskan dashur e admiruar



Gjatë homazheve në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ndërroi jetë më 31 tetor, Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim, ku përshkroi dhimbjen e humbjes dhe kujtimet e përbashkëta.

“I thonë një fjalë: vdis pa të të dua. Sa do të doja të uleshim në një nga ato darkat e rralla të viteve të fundit, në ajrin e pastruar mes nesh. Po sa të paskan dashur e admiruar. Dhe ata që s’të lanë shkop në rrota pa të bërë dhe gur pa të hedhur, mezi paskëshin pritur ta tregonin adhurimin sapo morën vesh që nuk do t’i hapje më sytë,” tha Rama gjatë homazheve.

Ai kujtoi edhe momentet e fundit dhe trishtimin e ardhur me lajmin për gjendjen e Nanos:

“Plasja më vjen që s’jemi dot sonte për një darkë që nuk kishte të paguar. Në vend që të qeshja ca me ty sonte, mua më duhet të rendis fjalët e një lamtumire që nuk e imagjinova dot as kur miku ynë Solis më shkroi se kishe hyrë në një koma të parezistueshme. Mendova gruan tënde Xhoin, por jo ty të shtrirë në një arkëmort për të ikur nga kjo jetë që e deshe dhe e jetove deri në fund,” shtoi Rama.