
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Izrael Katz, ka reaguar pas sulmeve të forcave izraelite kundër objektivave të Hezbollahut në Liban, duke lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj grupit të armatosur dhe autoriteteve libaneze.
“Hezbollahu po luan me zjarrin dhe presidenti i Libanit po zvarritet,” tha Katz. “Detyrimi i qeverisë libaneze për çarmatosjen e Hezbollahut dhe largimin e tij nga jugu i Libanit duhet të zbatohet. Zbatimi maksimal do të vazhdojë dhe madje do të intensifikohet — ne nuk do të lejojmë kërcënime ndaj banorëve të veriut.”
Deklarata e ministrit vjen në një moment tensionesh të larta përgjatë kufirit Izrael–Liban, ku ushtria izraelite ka goditur disa objektiva të Hezbollahut, pas përshkallëzimit të sulmeve raketore nga territori libanez.