
Të paktën 21 persona kanë vdekur dhe më shumë se 30 janë të zhdukur pasi një rrëshqitje dheu goditi rajonin Elgeyo Marakëet të Kenias lindore në Luginën e Riftit, pas shirave të dendur, tha ministri i Brendshëm Kipchumba Murkomen të shtunën vonë.
Elgeyo Marakwet ndodhet 320 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit të vendit, Nairobi.
Murkomen tha se 25 persona me lëndime serioze ishin transportuar me avion në Eldoret për kujdes të specializuar mjekësor, ndërsa të tjerë me plagë të lehta u trajtuan në vend, shkruan AA.
“Kemi konfirmuar humbjen e 21 personave nga kjo tragjedi, ndërsa mbi 30 persona janë ende të zhdukur siç raportohet nga familjet e tyre,” tha ai.
“Misioni i kërkim-shpëtimit rifillon nesër me një ekip nga ushtria dhe policia që bashkohen me organizata të tjera dhe komunitetin lokal në këtë përpjekje.”
Murkomen tha se po bëheshin përgatitjet për të dorëzuar më shumë ushqime dhe ndihma jo-ushqimore për familjet e prekura, me helikopterë ushtarakë dhe policorë në gatishmëri për të ndihmuar në transport.