
Me ftesë të Presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Muzeut të Madh të Egjiptit, muzeu më i madh në botë kushtuar qytetërimit të lashtë egjiptian.
Me anë të një postimi në “X” Begaj e përshkroi vizitën si një përvojë unike që lidh brezat dhe epokat, duke ruajtur historinë dhe shikuar drejt së ardhmes.
“Sot, me ftesë të Presidentit të Egjiptit, në përurimin e Muzeut të Madh Egjiptian, muzeut më të madh në botë kushtuar qytetërimit të lashtë egjiptian.
Një qendër unike e kujtesës njerëzore që lidh brezat dhe epokat me vizionin e një bote që ruan historinë ndërsa shikon drejt së ardhmes”, shkruan Begaj në një postim në rrjetin social X.