
Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje 10-vjeçare të mbrojtjes me Indinë.
Lajmi u bë i ditur nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili theksoi se kjo marrëveshje kornizë, e firmosur me ministrin indian të Mbrojtjes, përbën një “gur themeli për stabilitetin rajonal dhe parandalimin e konflikteve”, përcjell Reuters.
Sipas Hegseth, marrëveshja synon të forcojë koordinimin, shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin teknologjik mes dy vendeve, duke thelluar partneritetin strategjik SHBA–Indi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.