
Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka përfunduar sot marrjen në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, ku qëndroi për rreth tre orë.
Ai deklaroi se çështjen e ka lënë “në dorë të drejtësisë” dhe shprehu besim të plotë te vendimet gjyqësore, duke theksuar se do të veprojë sipas tyre.
Pacolli gjithashtu nënvizoi se aeroporti i Vlorës do të realizohet dhe mund të jetë “ndoshta më i bukuri”. Pacolli u thirr për të dhënë shpjegime në kuadër të një çështjeje hetimore që lidhet me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.