Vendosni fjalën kyçe....

“Më rrëmbyen nga zyra”- Veliaj: Kam pritur 9 muaj për 9 minuta për të dëgjuar se çfarë kam bërë


Erion Veliaj foli sot në seancën publike në Gjykatën Kushtetuese, ku po shqyrtohet vendimi për shkarkimin e tij si kryebashkiak i Tiranës.

Ai tha se ka pritur “nëntë muaj për nëntë minuta” për të sqaruar se nuk ka kryer asnjë shkelje dhe se është “rrëmbyer nga zyra” në mënyrë të padrejtë.

Veliaj e cilësoi procesin si një përçmim ndaj votës së qytetarëve që e zgjodhën, duke shtuar se ndodhet në gjykatë për të mbrojtur jo veten, por demokracinë.

“Kam pritur 9 muaj për 9 minuta, beteja vjen pas një sage të gjatë zhgënjyese për të dëgjuar se çfarë kam bërë se jam rrëmbyer nga zyra, me një regjim burgosjeje më të rëndë…

Kam sot më shumë policë në GJK sesa avokatë. Kam përjetuar periudhë të gjatë të mbushur me shkelje të të drejtave themelore, dhe denigrimi. Është një përcmim, neveri ndaj votës, përcmim ndaj saj është përcmim ndaj forcës që kanë qytetarët që populli i jep republikës për të drejtuar në emër të tij.

Në finale edhe ky hark anon nga e drejta. Jam këtu para jush si kryetar i bashkisë së Tiranës, me të drejtën që më kanë dhënë 116 mijë vota. Në fund të këtyre 9 muajve në kërkim të kësaj të drejte. Nuk jam këtu për të mbrojtur veten se nuk kam kryer asnjë shkelje. Por a mund ta mbrojmë së bashku demokracinë”, tha Veliaj.