
Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) njoftoi se në të gjitha ndeshjet e kësaj jave në kampionatin “Abissnet Superiore”, si edhe në Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë, do të mbahet një minutë heshtje në nder të kujtimit të Fatos Nanos, ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe një nga figurat kryesore të tranzicionit politik në vend, i cili u nda sot nga jeta.
Ky gjest, sipas FSHF-së, është një shenjë respekti për figurën dhe kontributin e tij në jetën publike të Shqipërisë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur gjithashtu ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano në këtë moment të vështirë.