
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar përplasjen mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt, duke thënë se kryeministri e hoqi vetë Veliajn nga skena për shkak të një konflikti që nisi gjatë vizitës në SHBA.
“Ky dimension represiv i shkallës së paimagjinueshme ndaj atyre që Rama nuk vazhdon dot ti mbrojë, ndërsa këtë Veliaj e ka heq vetë.
Ky shkoi në SHBA dhe bëri foto me Kamala Harrisin, ndërsa Rama shkoi dhe nuk bëri dot fotografi. Pse e tek nuk e di, por aty filloi shizma e madhe.
Për të vjedhur asnjë nga vjedhjet që ka bërë Rama nuk iu faturua Erion Veliajt. Erion Veliajt i din Ramës të gjithë vjedhjen që bën në urbanistikë Edi Rama.
Hoteli 20 katsh deri tani 70 mln euro i Redi Mollës, është hoteli i familjes Rama, Redi Molla është djali i tezes së Linda Ramës”, tha Berisha.