Vendosni fjalën kyçe....

Balluku thirret sot në orën 15:00 në SPAK


Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është thirrur sot në orën 15:00 në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).  Balluku është kërkuar të paraqitet e shoqëruar nga avokati i saj.

SPAK nuk ka dhënë detaje mbi arsyen e thirrjes, por gjatë raportimit në Kuvend javën e kaluar, kreu i institucionit, Altin Dumani, konfirmoi se Balluku është nën hetim.

Partia Demokratike ka depozituar katër kallëzime penale ndaj Ballukut, që lidhen me projektin e tunelit të Llogarasë, shitblerjet e energjisë elektrike, projektet e paneleve fotovoltaike dhe dy anijet TEC për prodhimin e energjisë.