
Pas paraqitjes në SPAK, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat ku tha se ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për një çështje në hetim.
Balluku tha se ka respektuar thirrjen e SPAK dhe se e sheh procesin si një mundësi për transparencë dhe llogaridhënie.
“Si qytetare e Shqipërisë edhe zyrtare publike e shikoj si një proces, një proces si cili jam shpresëplotë që do jetë i bazuar mbi transparencën, llogaridhënien dhe mbi parimet e drejtësisë tek e cila besoj,” u shpreh ajo.
Balluku u paraqit në SPAK pasditen e së enjtes, ku përpara se të mbërrinte vetë, dërgoi fillimisht motrën e saj, avokaten Pamela Qirkon.