
Një 52-vjeçar është arrestuar ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.
Personi me iniciale P.Z. akuzohet se ka vjedhur një banesë në rrugën “Musa Agolli” në Tiranë ku nga një kasafortë ka marrë 1 milion lekë të reja dhe sende me vlerë 20 mijë euro.
Ndërsa 56-vjecacri me iniciale D.B. akuzohet se ka larguar me makinë autorin nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi
“Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Rojtarët”, i cili çoi në kapjen e autorit të një vjedhjeje të kryer në rrugën “Musa Agolli”.
Gjatë veprimeve hetimore dhe operacionale, u identifikua dhe u arrestua P. Z., 52 vjeç, ndërsa shtetasi D. B., 56 vjeç, i cili dyshohet se e largoi autorin nga vendngjarja me automjet, u shpall në kërkim.
Vjedhja kishte ndodhur më 24 tetor 2025, kur nga kasaforta e një banese ishin marrë 1 000 000 lekë dhe sende me vlerë 20 000 euro, ndërkohë që banesa ishte bosh. Sipas hetimeve, dy autorët kishin mbajtur në vëzhgim zonën përpara ndërhyrjes.
Gjatë kontrollit të banesës së P. Z., policia sekuestroi 2 automjete, 1 celular dhe 1 armë zjarri pistoletë me leje. Operacioni hetimor bëri të mundur identifikimin e të dy shtetasve dhe kapjen e autorit kryesor, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasit D. B. dhe hetimet për të zbardhur nëse autorët kanë kryer edhe vjedhje të tjera. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.”