Vendosni fjalën kyçe....

Korçë/ Aksident në fshatin Dishnicë, humb jetën drejtuesi i motorit


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit Dishnicë, në afërsi të një karburanti.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motomjet, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të motorit.

Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ekipi i emergjencës mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e sakta të përplasjes, ndërsa autoritetet po punojnë për të dokumentuar dinamikën e aksidentit dhe për të identifikuar përgjegjësit.