Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Lezhë–Shkodër, një person i lënduar



Një aksident rrugor është shënuar në aksin Lezhë–Shkodër, pranë një shkolle private. Në ngjarje janë përfshirë një kamion dhe një automjet tip “Toyota”.

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po hetojnë shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.