Vendosni fjalën kyçe....

Nvidia thyen kufijtë, kalon vlerën 5 trilionë dollarë


Gjiganti amerikan i teknologjisë Nvidia ka arritur një kapitalizim historik tregu prej 5 trilionë dollarësh. Pika historike erdhi pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se planifikon të diskutojë çipat Blackwell të Nvidia-s me presidentin kinez Xi Jinping.

Krerët e dy ekonomive më të mëdha në botë do synojnë të lehtësojnë tensionet në një takim të enjten.

“Pres t’i ulim tarifat sepse besoj se ata do na ndihmojnë me çështjen e fentanilit,” u tha Trump gazetarëve ndërsa u nis për në Korenë e Jugut të mërkurën.

Aksionet e Nvidia u rritën deri në 5.2% në 211.47 dollarë, duke e shtyrë kompaninë mbi pragun vetëm katër muaj pasi kaloi shifrën e 4 trilionë dollarëve. Shefi ekzekutiv Jensen Huang zbuloi së fundmi një sërë partneritetesh mes kërkesës globale në rritje për teknologjinë e AI-së, shkruan Rt.

Më herët të martën, gjiganti amerikan i teknologjisë Apple kaloi shifrën 4 trilionë dollarë në vlerë tregu, duke u bërë kompania e tretë që arrin këtë pikë historike pas Nvidia-s dhe Microsoft-it. Fitimet erdhën nga kërkesa më e fortë se sa pritej për iPhone-ët e saj më të fundit, me aksionet në rritje rreth 25% gjatë tre muajve të fundit.