Vendosni fjalën kyçe....

Lezhë/ Operacion kundër tjetërsimit të pronave dhe ndërtimeve pa leje, lëshohen 9 urdhër arreste


Prokuroria e Lezhës ka lëshuar 10 urdhër-arreste në kuadër të një hetimi për tjetërsim pronash dhe ndërtime pa leje në zonat e Patokut dhe Shëngjinit.

Mes të ndaluarve janë ish-drejtues të Kadastrës dhe IKMT-së, si dhe efektivë policie. Hetimet janë drejtuar nga prokurorja Iva Harka.

Një pjesë e urdhër arresteve janë ekzekutuar nga policia e Lezhës, ndërkohë që operacioni është në vijim. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për prona dhe ndërtime pa leje në zonën e Patokut dhe të Shëngjinit. Mes të përfshirëve të ndaluar janë zyrtarë të hipotekës së Lezhës dhe efektivë policie. 

Bëhet fjalë për:

Pjetër Tuçi – “arrest në burg”
Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës – “arrest në shtëpi”
Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve – “arrest në shtëpi”
Artmir Maxhuni, zyrtar i Kadastrës – “arrest në shtëpi”
Luiza Bala – “arrest në shtëpi”
Hekuran Xhina – “arrest në shtëpi”
Flor Gjini, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”
Kol Malaj, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”

Martin Ndoka, polic zone në Shëngjin – “pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit”