PD ka reaguar ashpër pas tie vrasjeve me thikë të ndodhura në vend 24 orët e fundit dhe një shpërthimi me tritol. Në një deklaratë zyrtare, selia blu thekson se ngjarjet e fundit flasin për gjendejn e terrorit ku është zhytur vendi.
PD thotë se dënon me forcë çdo akt dhune e ndërsa ngushëllon familjet e viktimave kërkon që drejtësia të veprojë për të shmangur çdo vetëgjyqësi.
PD thekson se “në shtetin që drejtohet nga Ramaduro ka vetëm terror, frikë e vrasje.”
“Tri vrasje me thikë, në Durrës, Tiranë dhe Berat, dhe një i plagosur me tritol në qytetin e Shkodrës, flasin për gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi dhe humbjen e kontrollit nga një qeveri që qeveris me Diellën dhe ‘Kryeministrin diell’.
Partia Demokratike duke dënuar me forcë çdo akt dhune ngushëllon familjet e viktimave dhe bën thirrje që drejtësia të veprojë me baraspeshë dhe ftohtësi për të shmangur çdo vetëgjyqësi.
Në të njëjtën kohë ne ngrejmë alarmin për rolin e spektatorit në raport me rendin e sigurinë ku e ka lëshuar veten Policia e narkoshtetit, duke treguar jo vetëm paaftësi, por edhe pandjeshmëri ndaj qytetarëve dhe rendit publik.
Dhuna nuk është zgjidhja, dhe aq më pak është zgjidhja një Polici dhe qeveri që nuk ka prioritet jetën dhe sigurinë e shqiptarëve, por ndarjen e drogës, territoreve dhe ndikimit elektoral me bandat.
Në shtetin e Ramaduros, ka vetëm terror, frikë dhe vrasje”, thuhet në deklaratën e PD.
