Vendosni fjalën kyçe....

Raportohen tri viktima nga uragani në Xhamajkë



Ndikimi shkatërrues i uraganit tashmë po ndihet në Xhamajkë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies raportoi të hënën në mbrëmje se tre persona kanë humbur jetën në ngjarje të lidhura me stuhinë, gjatë përgatitjeve për përplasjen e saj me ishullin, përcjell Guardian.

Në një postim në platformën X, ministria u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ekstrem:

“Aktivitete si ngjitja në çati, vendosja e rërës në thasë ose prerja e pemëve mund të duken të menaxhueshme, por edhe gabimet më të vogla gjatë kushteve të uraganit mund të shkaktojnë lëndime serioze ose vdekje. Edhe drejtimi i automjeteve në rrugë të përmbytura apo me mbeturina është jashtëzakonisht i rrezikshëm,” – thuhet në njoftim.

Ministria shtoi se qendrat shëndetësore janë të mbyllura, por spitalet vijojnë të jenë të hapura dhe po trajtojnë të plagosurit nga stuhia.
“Ju lutemi, tregohuni të mençur, qëndroni të sigurt dhe mbrojeni veten dhe familjen tuaj gjatë kësaj stuhie,” përfundon njoftimi.