Vendosni fjalën kyçe....

Rama kundër gjykimit të luftëtarëve të lirisë së Kosovës në Hagë: Është padrejtësi historike



Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me gjykimin e ish-udhëheqësve të luftës së Kosovës në Hagë, duke e cilësuar një padrejtësi historike.

Në postimin e tij, Rama thekson se është e tmerrshme që ata që luftuan për lirinë e Kosovës duhet të paraqiten për të dëshmuar se lufta për liri nuk është krim. Ai shton se rebelimi ndaj diktaturës nuk mund të konsiderohet faj dhe se shteti i ri dhe sovran i Kosovës nuk ka lindur nga një ndërmarrje kriminale, por nga gjaku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kjo është një turp për drejtësinë ndërkombëtare dhe një padrejtësi e madhe për shqiptarët që, edhe nga distanca, shohin ish-presidentin Hashim Thaçi si armik politik dhe urojmë që të mos dalë më kurrë nga burgu. Por emri i Hashimit do të mbetet përgjithmonë i lidhur me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,” shkruan Rama.

Reagimi i kryeministrit vjen ndërsa ish-udhëheqësit e UÇK-së përballen me akuzat për krime lufte në Hagë.