
Një aksident ka ndodhur rreth orës 01:30 të natës në Vlorë, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën. Viktima është identifikuar si Leandro Shametaj, i cili u përplas për vdekje nga një automjet tip “Porsche” ndërsa ishte duke kaluar në rrugë.
Sipas burimeve paraprake, shoferi dyshohet se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe nën efektin e alkoolit.
Familjarët e të miturit janë mbledhur në spitalin e Vlorës, ku po kërkojnë të tërheqin trupin e pajetë, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ata denoncojnë vonesën e gjatë të mjekut ligjor, i cili — sipas tyre — është njoftuar që prej më shumë se shtatë orësh, por ende nuk ka mbërritur për të kryer autopsinë.
Situata në spital është bërë shqetësuese dhe e tensionuar, ndërsa familjarët kërkojnë që procedurat të përshpejtohen dhe të mos vonohet më marrja e trupit të 17-vjeçarit.