Vendosni fjalën kyçe....

“Njeri që fle në këmbë, Edi Rama i ndërhyn me telefonata” – Berisha për Dumanin


Berisha nuk i ndali sulmet ndaj kreut të SPAK-ut Dumani teksa ky i fundit raportoi në Kuvend. 

Ai e quajti “avokat privat të familjes Rama”, “avokat të të gjitha vjedhjeve të mëdha”, “mashtrues ordiner” e epitete të tjera. 

Kryedemokrati shtoi se Dumani është njeri që fle në këmbë ndërsa për prokurorët e SPAK-ut tha se flenë mbi dosje.

“Njeriu që fle në këmbë, nuk harxhoj kohë me të. Por për qytetarët duhet të qartësoj se në vitin 2015, ndërhyrja e qeverisë në vendimet civile, Shqipëria renditej në vendin e 64, sot është përkeqësuar dyfish, renditet në vendin e 110 më keq. Për ndërhyrjen e qeverisë në vendimet penale, pra për telefonatat e Edi Ramës tek Altin Troplini, në vitin 2015 ishte në vendin e 62, sot është në vendin e 106, është përkeqësuar pra me 100 përqind. Dhe përpiqeni të mburreni me përmbysjen e një standardi.” – tha Berisha.