Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Ka një skenar për mbylljen e Kuvendit, maxhoranca në kompromis krimi me drejtësinë



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot mazhorancën se po përgatit një “skenar për mbylljen e Kuvendit”, në një ditë kur në Parlament raportojnë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, Altin Dumani dhe Olsian Çela.

“Taulant Bego Yaris hoqi maskën dhe u tha shqiptarëve se do bëjë një takim me dy kryetarët e grupeve, të cilëve u ofroi si alternativë: ose hiqni dorë nga pyetjet me gojë, ose raportet do votohen pa lexim e pa pyetje ndaj drejtuesve të institucioneve të drejtësisë. Çfarë ka në këtë propozim? Ka skenarin e kyçjes së parlamentit,” deklaroi Berisha për mediat.

Sipas tij, opozita nuk mund të pranojë një marrëveshje të tillë:
“Nuk ka opozitë në botë që pranon pazar të tillë. Nëse do ta mbyllësh parlamentin, mbylle që nesër. Opozita nuk heq dorë nga e drejta kushtetuese për pyetje — me shkrim dhe me gojë. Në vitin 2023 dhe 2024, të gjitha pyetjet kanë qenë me gojë. Këta kërkojnë interpretim që u leverdis, sepse janë në kompromis krimi me ata që kanë ardhur të raportojnë.”

Berisha shtoi se mazhoranca po kërkon “t’i imponojë opozitës heshtjen”, por “opozitës nuk mund t’i imponohesh kurrë”.
“Gogo është Nesti Angoni. Ai, për të mos çuar në Prokurori Taulant Ballën me dosjen 26, bëri një dosje tjetër 26/1. Nuk kam asgjë personale me Dumanin, hallin e kam për qytetarët. Nëse kërkoj të bëhen pyetje, është sepse kërkoj interesin e tyre,” theksoi ai.

Në përfundim, Berisha paralajmëroi zhvillimin e protestave të reja:
“Rama tha për Belindën që i kam kërkuar dorëheqje. Unë kam kërkuar për Vengun dorëheqje, ndaj mos i hipni më shumë Belindës. Do të ketë protesta të fuqishme, padyshim.”