Vendosni fjalën kyçe....

Gaz Bardhi njofton “arratisjen” e Belinda Ballukut drejt Bullgarisë


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka njoftuar “arratisjen” e zëvendëskryeministres Belinda Ballukut, e cila ka planifikuar një vizitë në Bullgari, në prag të paraqitjes së saj të detyrueshme në SPAK.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi u shpreh se Balluku po përpiqet të shmangë përballjen me drejtësinë, ndërsa akuzoi atë për disa skandale korrupsioni në projekte publike.

“Ashtu siç paralajmërova, për të mos shkuar të hënën në SPAK, ku duhet të njihet me akuzën penale për vetëm një nga shumë vjedhje të saj, Belinda Balluku raportohet se ka sajuar një vizitë në Bullgari. Atje me siguri do të mbajë një ‘masterclass’ për përvojën e saj të pasur me tenderat,” shkruan Bardhi.

Ai ironizoi se Balluku mund të ligjërojë për mënyrat e zhdukjes së fondeve publike, duke renditur disa raste konkrete:

“Si të zhdukësh 50 milionë euro si në tunelin e Llogarasë; si të vjedhësh 180 milionë euro në shit-blerje energjie; si të vjedhësh 5 milionë euro në një digë hidrocentrali, si në rastin e Zadejës; dhe si të avullosh 80 milionë euro me anije termocentral, që s’u vunë kurrë në punë,” vijon Bardhi.

Në përfundim të reagimit të tij, kreu i grupit parlamentar të PD-së theksoi se, sipas tij, fundi për Ballukun është i pashmangshëm:

“Belinda Balluku mund ta shtyjë edhe pak me akrobacitë nëpër trena dhe avionë, por stacioni i saj fundor do të jetë vetëm një: burgu i grave në Pojskë. Dhe përpara se të mbërrijë stacionin final, herët a vonë, një ndalesë do ta bëjë së shpejti patjetër në SPAK!”

 

Postimi i Bardhit:

Ashtu siç paralajmërova, për të mos shkuar të hënën në SPAK, ku duhet të njihet me akuzën penale për vetëm një nga shumë vjedhje të saj, Belinda Balluku raportohet se ka sajuar një vizitë në Bullgari. Atje me siguri do të mbajë një “masterclass” për përvojën e saj të pasur me tenderat:
– Si të zhdukësh 50 milion € si në tunelin e Llogarasë;
– Si të vjedhësh 180 milion € në shit-blerje energjie;
– Si të vjedhësh 5 milion € në një digë hidrocentrali, si në rastin e Zadejës; dhe
– Si të avullosh 80 milion € me anije termocentral, që s’u vunë kurrë në punë.

Belinda Balluku mund ta shtyjë edhe pak me akrobacitë nëpër trena dhe avionë, por stacioni i saj fundor do të jetë vetëm një: burgu i grave në Pojskë. Dhe përpëra se të mbërrijë stacionin final, herët a vonë, një ndalesë do ta bëjë së shpejti patjetër në SPAK!