Shtatë persona janë plagosur në dy aksidente në Durrës e Lezhë. Pasditen e sotme, një 30-vjeçar me iniciale E.Sh. Ka përplasur dy këmbësorë në rrugën “Taulantia”. Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç, u dërguan në spitalin e Durrësit.
Pasditen e sotme, në kryqëzimin e Gjadrit, janë përplasur tre automjete me drejtues shtetasit I. B., P. N., dhe me drejtuesen, shtetasen e huaj N. R.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit I. B. (bashkëshortja dhe vajza e mitur, 6 vjeçe), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
