Vendosni fjalën kyçe....

Locatelli firmos me Juventusin


Manuel Locatelli ka firmosur për Juventusin.

Bardhezinjtë arritën të bindin Sassulon që Locatelli të nënshkruarë për dy sezone.

Forma e kontratës është huazim deri në vitin 2023 dhe parashikon blerjen 35 milionë euro deri në vitin 2026.

Locatelli është ‘prodhim’ i Milanit derisa kuqezinjtë vendosën ta largojnë për tek Sassuolo. Në ekipin modest, italiani gjeti veten duke shkëlqyer më pas dhe në Euro 2020 me Italinë.

Tashmë ai do të shijojë një aventurë të re me Juventusin.