
Në orën 10:00 të së enjtes ka nisur faza e tretë e vlerësimit për kandidatët që garojnë për pozicionin e hetuesit financiar në SPAK. Në garë janë 10 kandidatë që kanë kaluar pragun prej 40 pikësh, mes tyre edhe Ditmir Hoda, djali i anëtarit të KLP-së, Zeqir Hoda.
Pas aludimeve për konflikt interesi, prokurori Klodian Braho është tërhequr nga komisioni i përzgjedhjes më 6 tetor dhe është zëvendësuar nga prokurori Dritan Prençi. Procesi i intervistave do të zhvillohet në godinën e SPAK më 23 tetor, ndërsa kandidatët do të njoftohen individualisht për orarin.
Vlerësimi i kandidatëve për hetues financiar do të bëhet nga prokurorët Sotir Kllapi, Dorina Bejko dhe Dritan Prençi.