Vendosni fjalën kyçe....

Betimi i 42 gjyqtarëve të rinj, kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi nuk ftohet në ceremoni


42 gjyqtarë të rinj u betuan sot në një ceremoni të mbajtur në mjedisit e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ndërsa në të morën pjesë krerët e institucioneve të drejtësisë, ajo që u vu re ishte mungesa e kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Gjatë ceremonisë mbajtën fjalët e rastit kreu i KLGJ-së Ilir Rusi dhe drejtori i Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi. Ndërkaq kreu i Gjykatës së Lartë nuk ka pasur ftesë për të qenë i pranishëm, çka vë në pikëpyetje serioze respektin institucional dhe marrëdhëniet mes hallkave venda sistemit të drejtësisë.

Sadushi nuk ka pasur ftesë edhe pse përveç kreu i Gjykatës së Lartë është edhe kreu i Këshillit të Lartë Drejtues të Shkollës së Magjistraturës e autoriteti që nënshkruan diplomat që marrin magjistratët e sapoemëruar.

Mungesa e kreut të Gjykatës së Lartë në një ceremoni të kësaj natyre është një veprim i paprecedentë në historinë e drejtësisë në vend.