Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 16-vjeçari në Korçë, dyshohet se përdhunoi një vajzë të mitur


Një 16-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur.

Njoftimi i plotë i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë një 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.

Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.